Një person është gjetur i vdekur në objektin e Komunës së Prishtinës, gjatë ditës së djeshme.
“Dje në orën 09:30 në rrugën Ilir Konushevci, raportohet se në objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raporton e policisë
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.