Prej dy ditësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij,
Të dielën u njoftua se biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Cavanese afër Torinos.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari shqiptar është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.
Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.