Një person në qytetin e Elbasanit është gjetur i varur nga familjarët. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Azbi Bullari, i vitlindjes 1949.
Ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në afërsi të banesës, ku edhe është gjetur nga familjarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Linas në komunën Mollas.