Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

E publikuar: 16/07/2025 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit .të tij.

I riu, i identifikuar si E. D., është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij.

Burime policore thonë se 29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë, shkruan Euronews Albania.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune mbi trupin e viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i plotë i policisë

“Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E.D, rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftim.