Gjendet edhe një trup i pajetë në Kosovë, policia po e heton si “Vdekje e dyshimtë”

E publikuar: 28/03/2024 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua është gjetur pa shenja jete rreth orës 18:00 në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës FloraAhmeti, tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ajo tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – tha Ahmeti për infosot.com

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.