Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:00 në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
“Sot rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një femër 48-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana ende të paqarta. Ekipi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e saj”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë, për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.


















