Gjendet e vdekur një 91 vjeçare në banesën e saj në Prishtinë

E publikuar: 02/03/2024 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pasditen e sotme në kryeqytet është gjetur pa shenja jete një person në banesën e saj.

Lajmin për media e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës rajoni i Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Sipas saj menjëherë pas kësaj në vend ngjarje kanë dalë policia dhe ekipet tjera përcjellëse.

Personi që u gjend i vdekur ishte një 91 vjeçare.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Ademaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91 vjeçare.”