Çerdhja me dhjetëra vezë dinozaurësh, është gjendur në një punishte në Guangzhou të Kinës.
Arkeologët thonë se fosilet janë të vjetra rreth 130 milionë vjet, ndërsa i përkasin gjeneratës së fundit të këtyre krijesave parahistorike, transmeton Telegrafi.
Grumbulli me 30 vezë, që janë në gjendje shumë të mirë dhe të padëmtuara, u gjet teksa po bëheshin eksplodime me dinamit për të hapur themelet për një shkollë.
Punonjësit ndalën menjëherë ndërtimet dhe njoftuan mbrojtësit e rendit, me të parë objektet e dyshimta në formë ovale.
“Vendbanimi i dinozaurëve” është quajtur hapësira ku u gjetën vezët, pasi ka ndodhur shumë shpesh të zbulohet mbetje shumë të vjetra. /Telegrafi/