Një burrë tridhjetë e katër vjeçar dhe një grua njëzet e shtat vjeçe janë gjetur të vdekur në një motel në Manastir. Ngjarja në policinë e Manastirit është lajmëruar dje, ndërsa sipas informacioneve fillestare të policisë, ata para disa ditësh e kanë huazuar dhomën
Ashtu si informoi zëdhënësja e SPB-së Manastir, Sanja Stamatova, bëhet fjalë për persona nga Manastiri, mashkulli i lindur në vitin 1982, ndërsa vajza e lindur në vitin 1988.
Ata e kanë huazuar dhomën me 24 tetor, ndërsa pasi që personeli i motelit disa ditë nuk i kanë hetuar duke dal dhe u futur brenda, ata janë futur në dhomë ku i kanë gjetur trupat.
Një mjek nga shërbimi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa nga policia për momentin po përmbahen nga dhënia e informacioneve në lidhje me rrethanat se si është shkaktuar vdekja. Prokurori publik ka urdhëruar obduksionin e trupave./zhurnal/