Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

E publikuar: 18/12/2025 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet janë dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore.

“PERSON I ZHDUKUR – Rahovec / 1998–1999. Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.”