Derisa po kthehej nga puna, një burrë në afërsi të Takome në Washington, kishte vërejtur një “objekt” të metaltë që kishte goditur veturën e tij, por nuk kishte mundur të konstatoj se për çfarë bëhej fjalë.
Dhe pas 30 kilometrave vozitje, u ndal në një pompë të derivateve për ta mbushur rezervuarin, aty e kuptoi se në pjesën e përparme të veturës ishte ngulur një revole, transmeton Telegrafi.
Ajo ishte ngulur në mbrojtësin e përparmë, dhe se këmbëza ishte bllokuar dhe revolja ishte kthyer saktësisht në drejtim të shoferit.
Shoferi i kësaj veture nuk e dinte nëse kjo revole i kishte rënë dikujt, apo si ka përfunduar aty.
Ndërkaq policia është duke kryer hetimet për të konstatuar se si ka ardhur deri te ky incident i pazakontë, dhe nëse revolja e ngulur në veturë ka lidhje me ndonjë person të qëlluar në atë aks rrugor. /Telegrafi/