Gjatë “vetë-shkatërrimit” të pikturës nga Banksy, në sallë dyshohet se ishte edhe artisti misterioz (Video)

E publikuar: 07/10/2018 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet nga një sallë e ankandeve në Londër, tregojnë një burrë misterioz që dyshohet të ishte autori, derisa piktura tij nisi të “vetë-shkatërrohej” pasi u shit për më se një milion euro.

Pajisja në formë sharre, e ka prerë punimin ‘Vajza me Balonë’ që është një ndër veprat më të popullarizuara të artistit të fshehtë Banksy, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz parashtruan pyetjen, se si ka mundësi që u aktivizua sharra brenda kornizës, duke ngjallur dyshime Banksy ishte aty dhe e aktivizoi nga larg.

Bristol Live raporton se në sallë ishte një burrë misterioz me një çantë të dyshimtë, që e vuri në funksion prerjen e pikturës. Madje, burri me syze të trasha, e nxori telefonin dhe nisi të filmonte, vetëm pak sekonda para se piktura të dilte e prere prej kornize.

Sikur herëve të tjera, që ka pasur dyshime se është rënë në kontakt me artistin protestues që qëndron i fshehtë edhe këtë radhë, i dyshuari është larguar pa gjurmë.

Në anën tjetër, është anuluar shitja e pikturës gjysmë të dëmtuar, pasi rregullat e ankandit parashohin anulimin e shitjes po që se vepra pëson dëmtim. /Telegrafi/