Gjatë tërë jetës kishte mbledhura monedha, pasi ndërroi jetë familja e tij trashëgoi 8 mijë euro

E publikuar: 19/12/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Secili prej nesh mundohemi të ndajmë një shumë të hollave, me qëllim që të mund të kursejmë për nevoja urgjente. Por një gjerman, për plot 30 vite kishte mbledhur monedha.

Dhe kur në maj të këtij viti ndërroi jetë, familja e tij trashëgoi mbi një milion monedha, që në total peshonin hiq më pak se dy tonë e gjysmë. Një sasi e tillë e metalit u ka “dhuruar” më shumë brengë sesa kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Në kohën kur kishte filluar të mbledh monedhat, valuta gjermane ende ishte marka. Dhe me futjen e euros si valutë zyrtare, Gjermania u bë një nga vendet e para që vendosi që valutën që dikur e përdorte – markun gjerman të vazhdojë të ketë vlerë, që do të thotë se në një afat të pacaktuar kohor qytetarët të mund t’i ndërrojnë ato me euro.

Fal këtij vendimi, familja e të ndjerit ka shfrytëzuar rastin që këto para të “hekurta” të trashëguara t’i përdorin.

Qeset e najlonit të mbushura me monedha, familjarët e të ndjerit i dërguan në një bankë që i transferoi në Bankën Qendrore gjermane, ku zyrtari i saj Volfgang Kemerait u detyrua t’i numërojë monedhat për ta kuptuar se për çfarë shumë bëhej fjalë.

“Secila monedhë ka kaluar nëpër duart e mia, por mua më pëlqen kjo punë kështu që nuk e kam problem t’i numërojë”, ka deklaruar Volgang.

Një qese plot me monedha ka arritur t’i numërojë për një orë. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se kjo nuk ishte puna e vetme që e bënte në bankë, paratë i numëroi për gjashtë muaj.

Dhe kur përfundoi me numërimin, familjes së të ndjerit i është kumtuar lajmi se kanë trashëguar afro 16 mijë marka gjermane, më saktësisht 8 mijë euro. /Telegrafi/