Dje është hedhur shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Por FIFA dhe UEFA kanë shkaktuar një skandal të madh, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje, e cila u mbajt në Cyrih të Zvicrës, përpara se të niste tërheqja e goglave bënë një prezantim, për siç thanë, faktorët që duhet pasur parasysh.
Këtu u përmenden marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, gjë që do të ndikonte se në cilin grup do të shkonte një ekip, ku më pas u shfaq edhe një hartë.
Harta bëri bujë të madhe në rrjetet sociale si “X” (ish-Twitter), pasi në të Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, e Krimeja si pjesë e Rusisë.
Video e prezantimit, e cila ishte transmetuar në FIFA+ dhe në kanalin zyrtar të FIFA-s në Youtube, aktualisht nuk ekziston.
Nga hedhja e shortit, Kosova mësoi kundërshtarët të cilët janë Suedia, Sllovenia dhe Zvicra.
Ndërsa Shqipëria do të përballet me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.