Gjatë një shfaqe cirku në Moskë, një akrobat që po qëndronte mbi kali në një moment rrëshqiti dhe ra me fytyrë në tokë ku përveç se u lëndua nga rrëzimi, atë e shkeli kali.
Artem Lokhmatov, 29-vjeç, po qëndronte mbi kali dhe po argëtonte turmën që kishin shkuar për të parë nga afër akrobacionet, kur në një moment rrëshqet dhe rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.
Por, sikur kjo të mos i mjaftonte atë e shkeli kali që për fat të mirë nuk i shkaktoi lëndime serioze, ndërsa në turmë kishte edhe fëmijë që mbetën të habitur me atë që panë.
“Sapo më shqelmoi kali. Për fat të mirë shpëtova me disa gërvishtje dhe nuk ishte asgjë serioze”, ka deklaruar akrobati rus Lokhmatov. /Telegrafi/