Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet terroriste në Bruksel, që lanë të vdekur së paku 31 njerëz dhe rreth 270 të tjerë janë lënduar.
Një kërkim i madh është bërë orëve të fundit dhe, sipas prokurorëve belgë, janë arrestuar gjashtë persona në afërsi të Brukselit.
Ata janë arrestuar në vendin ku ditë më parë u gjetën disa eksplozivë dhe besohet se kanë ndihmuar sulmuesit të martën në tri sulmet në aeroport dhe metro të Brukselit.
Atyre thuhet se u është gjetur sasi e madhe eksplozivi dhe materiale tjera që lidhen me bomba.