Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Dy nga këto raste janë shënuar në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Kamenicë dhe dy të tjera në Malishevë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga këta raste, në pranga kanë përfunduar shtatë persona.
Njoftimet e policisë:
Prishtinë / 24.01.2026-03:23. Është raportuar i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës f/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 24.01.2026-10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k-vëllezër, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur në mes veti, me ç’rast njëri e ka goditur tjetrin me grusht duke i shkaktuar lëndime. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 24.01.2026, 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kamenicë 24.01.2026, 16:30. Është raportuar se i dyshuari m/k nën ndikim të alkoolit e ka fyer dhe ka tentuar ta sulmoj me një thikë të kuzhinës viktimën f/k. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor i njëjti të dërgohet në mbajtje.
Malishevë 24.01.2026, 21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 24.01.2026, 22:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

















