Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar Policia e Kosovës.
Rastet“Dhunë në Familje”: dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, dy në Gjakovë, një në Podujevë dhe një tjetër në Istog.
Sipas Policisë rastet e ndodhura në Prishtinë, në Podujevë dhe njëri rast në Gjakovë, gratë kanë qenë cak i sulmeve fizike nga bashkëshortët e tyre.
Rasti tjetër në Gjakovë ka qenë sulm ndaj një gruaje nga babai i saj, i cili sipas policisë ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, ndërsa në Istog një grua ka qenë viktimë e dhunës nga vëllau i saj.
Të gjith të dyshuarit janë intervistuar, dhe për të dyja rastet në Prishtinë me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa për rastet tjera janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet.


















