Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë e COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjesSot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.Në total numri i rasteve aktive është 429.

















