Gjashtë gjyqtarë caktohen përkohësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda

E publikuar: 08/01/2016 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Prishtinës prej 1 janarit ka marrë vendim për caktimin e gjashtë gjyqtarëve të rinj përkohësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Këtë vendim Gjykata e ka marrë pas kërkesës për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Në dokumentin, të cilin e ka siguruar edhe “Koha Ditore”, të gjashtë gjyqtarët e rinj në këtë departament janë: Arben Hoti, Suzana Qerkini, Elife Uka, Nexhmedin Sejdiu, Elmaz Zenuni dhe Valon Kurtaj.

“Gjyqtarët caktohen për një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (janar-qershor 2016)”, thuhet në vendim, për të cilin janë njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kryesuesit e departamenteve, si dhe vetë gjyqtarët.