Gjasat për të jetuar më gjatë varen nga gjinia dhe madhësia e trupit

E publikuar: 22/01/2019 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sidoqoftë, kjo ndërlidhje është vërejtur te burrat, tek të cilët ndikim më të madh kanë dallimet në praktikimin e aktiviteteve fizike. Ndonëse ky hulumtim ka qenë më tepër vëzhgues dhe nuk mund të vlerësohet si përcaktues, ai ofron të dhëna interesante për dallimet gjinore në lidhje me shëndetin e individëve, sipas epidemiologut David Carslake.

Sipas këtij hulumtimi, gratë me peshë më të vogël kanë gjasa më të mëdha për të jetuar më gjatë. Shprehur në përqindje, gratë më të gjata kishin 31 për qind më shumë gjasa për ta arritur moshën 90-vjeçare. Në anën tjetër, pesha dhe gjatësia nuk janë treguar faktorë të rëndësishëm në përcaktimin e gjatësisë së jetës te burrat.

Faktori më i dalluar në përcaktimin e jetëgjatësisë së burrave gjatë këtij hulumtimi ka qenë niveli i aktivitetit fizik. Burrat që kanë bërë aktivitete fizike për 90 minuta në ditë kishin 39 për qind më shumë gjasa për ta arritur moshën 90-vjeçare sesa burrat që kanë bërë aktivitete fizike për më pak se 30 minuta në ditë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.