Bob Hansler nga Teksasi i shteteve të Bashkuara, i është hakmarrë një gjarpri me zile, që e kishte kafshuar gjatë shtatorit, për ta lënë nën kujdes intensiv për tri ditë.
Pasi e ka marrë veten, ai u ka treguar ndjekësve të kanalit të tij në YouTube, se si pastrohet dhe fërgohet një reptil i tillë, në mënyrë që të hahet si specialitet, transmeton Telegrafi.
Më se gjysmë milioni herë është parë videoja, ku ai e rrjepë, si dhe kryen procedura të ndryshme me trupin e gjatë më se një metër, para se ta vendoste në një tigan mbi një zjarr të ndezur në shkretëtirë.
Ai u kujdes që çdo pjesë e trupit të gjarprit të jetë përdorur, në mënyrë që asgjë të mos mbetet prapa dhe të hidhet.
Mirëpo, disa shikues u shprehën të shqetësuar, meqë mishi mund të përmbajë helme të ndryshe dhe t’i shkaktojë ndonjë helmim më vonë. /Telegrafi/