”Gjaku i Astritit nuk falet” – Nesër protestohet para Prokurorisë Speciale

E publikuar: 02/11/2023 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër duke filluar nga ora 12.00, para Prokurorisë Speciale, do të mbahet protestë për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Njoftimi:

”Nesër Protestë!

Në ora 12.00

Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë

Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ në qendër të Prishtinës

Gjaku i Astritit nuk falet

U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk do ta sheh të vërtetën!

Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”