Gjakovarit i gjenden tre kilogramë marihuanë te goma rezervë e veturës

E publikuar: 02/10/2022 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre kilogramë marihuanë janë kapur mesditën e sotme në pikën kufitare “Qafë e Prushit” në hyrjen nga Shqipëria për në Kosovë.

Sipas policisë, substanca narkotike është gjetur në një veturë, te vendi i gomës rezervë.

“Me datë 02 tetor 2022, rreth orës 13:30, në pikë kalimin kufitar “Qafë të Prushit” në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë është ndaluar automjeti i tipit “VW Passat” me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A. F, i cili ishte i shoqëruar nga dy pasagjerë, që të tre nga Gjakova. Pas kontrollit të automjetit në vijën e parë, duke bazuar në analizën e rrezikut nga zyrtari profilizues është udhëzuar të dërgohet automjeti për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, i janë dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020