Gjakovari Abdixhikut: Sulmuesit duhet veç me i lanë, Ibrahim Rugovën tanë e kanë sulmu ma i forti u kanë

E publikuar: 28/03/2025 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vazhduar Turneun e Falënderimit në qytetin e Gjakovës.

Abdixhiku ka takuar votues të rinj, të cilët kanë thënë se kanë votuar për herë të parë dhe për LDK-në e po ashtu edhe qytetarë të tjerë.

E njëri nga ta kishte një mesazh për Abdixhikun.

‘’Sulmuesit duhet veç me i lanë, mos me u marr hiç. Ibrahim Rugovën te tanë e kanë sulmu, ma i forti u kanë’’, tha një qytetarë nga Gjakova.