Gjakova: Medalja është për popullin e Kosovës

E publikuar: 02/08/2021 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tokyo 2020 Olympics – Judo – Women’s 57kg – Gold medal match – Nippon Budokan – Tokyo, Japan – July 26, 2021. Nora Gjakova of Kosovo celebrates after winning gold REUTERS/Sergio Perez

Gjatë pritjes shtetërore për ekipin olimpik, xhudistet kampione u shprehën rreth triumfit të tyre dhe mbështetjes që e kanë marrë nga populli shqiptar.

Ato thanë se gjatë gjithë kohës e kanë ndjerë mbështetje nga populli Kosovar dhe ai shqiptar në përgjithësi.

“Ne gjatë gjithë kohës e kemi ndjerë mbështetjen e secilit dhe kjo medalje është për gjithë popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

Ndërsa kampionja Distria Krasniqi, tha se derisa do t’i gëzojmë këto fitore “shpresojmë se nga Parisi 2024 do të kthehemi me më shumë medalje”.

Trajneri i ekipit të xhudistëve kosovarë, Driton Kuka, si dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi shfaqën shpresën se edhe në të ardhmën sportistët kosovarë do të fitojnë edhe më shumë medalje olimpike.

Në pritjen shtetërore ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë, për t’i takuar nga afër sportistët që bënë krenar një popull të tërë.