Gjak i zi gjatë periodave, sa normale është kjo gjë dhe a është për t’u shqetësuar

E publikuar: 31/05/2018 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë sot do të mësoni më shumë rreth asaj çka paralajmëron gjaku i zi i menstruacioneve. Para së gjithash duhet të dini se është normale që gjaku i periodave të jetë në ngjyrë tjetër veç të kuqes. 

Dr Rebecca Brightman, një gjinekologe me bazë në Neë York City ju siguron se gjaku i zi nuk është i pazakontë dhe domosdoshmërisht shkak për alarm. Megjithatë Living përmbledh më poshtë se çfarë duhet të dini rreth këtij fenomeniBrightman pohon se gjakun e errët mund ta shihni gjatë ditëve të fundit të periodave dhe këto janë mbetjet që trupi sekreton. 

Periodat janë mënyra e trupit tuaj për të pastruar muret e mitrës në mungesë të shtatzënisë ! (Kjo është arsyeja përse mund të shihni dhe si copëza mishi). Gjaku i oksiduar (gjaku i vjetër) copat e koaguluara të gjakut dhe mbetjet nga muri i mitrës mund t’i japin këtë ngjyrë gjakut të periodave. 

“Sa më i vjetër të jetë gjaku, aq më e errët ngjyra që ai merr” tha Brightman. Në mënyrë tipike, është normale që ky fenomen (gjakderdhja në ngjyrë të zezë) të zgjasë deri në dy ditë. Ajo tha që nëse shihni vazhdimisht gjak te zi ose kaf duhet të flisni me mjekun tuaj. Burimi:COSMOPOLITAN