Gili dhe djali i saj banorët më të ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri

E publikuar: 21/12/2024 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.

Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. ‘

Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.

Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4.

Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.

–Gili është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bashkë me të u fut edhe djali i saj, Redoni, me të cilin konkurojnë si një banorë i vetëm.