Gigi Hadid ka pozuar për revistën “Vogue” në Holandë për numrin e muajit nëntor. Modelja 20-vjeçare ka pozuar “topless”, ndërsa është edhe në kopertinën e revistës.
Gigi shfaqet me veshje të ndryshme, por gjithmonë shumë e bukur. Modelja e ka postuar kopertinën e revistës në Intsagram, ndërsa ka bërë edhe një dedikim për familjen e saj.
“Kopertina e fundit e ‘Vogue’. Kësaj radhe ia dedikoj familjes sime në Holandë”, ka shkruar 20-vjeçarja.
Gigi ka origjinë holandeze, pasi e ëma vjen nga ky shtet, dhe ajo e ka pranuar se është shumë e lidhur me vendlindjen e së ëmës, edhe për shkak se një pjesë e familjes jetojnë atje.