Modelja Gigi Hadid ka habitur të gjithë kur ka postuar një foto në instagram teksa mburrej me recetën e nenes së ishit të saj Zayn.Gjatë një pasdite në kuzhinë, Gigi, 24 vjeç, postoi një foto të një përzgjedhjeje të përbërësve në storjet e saj, të cilat ajo zbuloi se ishin nga receta e sallatës së makaronave të Trisha Malik nena e Zayn, përpara se ta etiketonte ate në postim.
Mesa duket Trisha pa postimin pasi vendosi të shpërndante një video të Gigit teksa fliste për restorantin e saj të preferuar.”Cili është restoranti yt i preferuar? Kuzhina e nenes se Zayn” thotë Gigi.
Kjo bëri që fansat e dyshes të spekulonin që ata ishin rikthyer bashkë.Cifti u nda dy herë që nga viti 2018 dhe ishte spekuluar që Gigi kishte një lidhje të shkurtë me modelin Tyler Cameron por mesa duket ajo ka vendosur ti jap edhe një mundesi marëdhënies me këngëtarin.