Historia e De Biasit dhe Shqipërisë është e mrekullueshme. 59 vjeçari e mori në dorë kombëtaren shqiptare para katër viteve e gjysmë dhe përparimi i Shqiponjave është i madh.
De Biasi tregon për The Guardian se i kishte kaluar dy vitet e para me Shqipërinë duke kërkuar lojtarë të rinj me kualitet të lartë.
“Kryesorja për mua në dy vitet e para ka qenë që të gjej lojtarë të rinj, gjithmonë me kualitet të lartë,” tha ai.
Ai flet edhe për mentalitetin shqiptar, i cili, thotë se është ndryshe nga ai italian.
“[Mentaliteti shqiptar] është ndryshe nga ai i Italisë veriore, ku ne çdo gjë e bëjmë me përpikëri dhe precizitet. Prandaj dhe kam dashur që të fokusohemi më shumë ne synimin tonë,” shpjegoi De Biasi.
De Biasi shtoi se kombëtarja ka pësuar evolucion në katër vitet e fundit, duke thënë se është më e mirë edhe në mbrojtje dhe në sulm.
Ai insiston se nuk dëshiron të jenë turist në Francë.
“Do të përgatitemi në maksimum dhe nuk do të injorojmë asnjë detaj. Nuk dua që të jemi turist në Francë.”/Gazeta Express/