“Gëzohem kur më dërgon mesazh Marcelo, ka kohë ende për Realin”

E publikuar: 04/11/2017 04:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I riu i Flamengos, Vinicius Junior, ka thënë se merr mesazhe nga sulmuesi i Real Madridit, Marcelo.

Sulmuesi 17 vjeçar ka zhvilluar 18 ndeshje për klubin nga Rio de Janeiro, dhe sa herë ka qenë në fushë ai ka shkëlqyer.

“Jam i qetë, nuk jam duke menduar për kohën që do të largohem”.

“E kam dhe një vit qëndrim kontratë këtu para se të largohem. Po e shijoj momentin me Flamengon”.

Vinicius thotë se nuk i ka problem kritikat.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë”.

“E di potencialin dhe e di se deri ku mund të shkoj. Më duhet të punoj shumë dhe i di pritshmërit”.

“Nuk kam folur me Zidanen, por me Marcelon, Casemiron dhe Danilon, për jetë në Madrid”.

“kur zhvilloj ndeshje të mirë, Marcelo më dërgon mesazh. Gjithmonë e pres  atë mesazh”, ka thënë Vinicius Junior. /Telegrafi/