Këngëtari i njohur nga Kosova, Getoar Selimit i ka kushtuar shtrenjtë mos respektimi i semaforit. Përveçse ka shkelur semaforin pranë Kryeministrisë në Shqipëri, Getoari nuk i është bindur as urdhrit të policisë për të ndaluar, transmeton mapo.al.
Pas kësaj, ai është shoqëruar në polici ndërsa si masë ndaj tij është marrë pezullimi i lejes së drejtimit dhe gjobitje me 25 mijë lekë.