Geti tregon ditën se kur do ta sjell këngën e re

E publikuar: 03/11/2017 01:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Geti, i cili është edhe lider i labelit të njohur të reperëve BabaStars ka paralajmëruar nëpër rrjetet sociale se ai do ta sjell këngën e tij më të re, “Birthday” nesër në ora 18:00.

Reperi, që është njëri prej më të përfolurve dhe më të kërkuarve në Kosovë, zakonisht sjell risi me këngët e tij.

Vitin e kaluar pothuajse në të njëjtën kohë kishte lansuar këngën “Berlusconi”, një këngë që ishte komentuar edhe nga mediat italiane.

Të shohim se çka ka përgatitur ai për nesër. /GazetaExpress/