Getoar Selimi i ka falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes së tij. Por, Geti pati një falënderim të veçantë për Marina Vjollen, të dashurën që i rezervoi një befasi duke e bërë bashkë në një darkë me Baba Stars.
“Ne pamundesi ti kthej te gjitheve mesazhet qe me keni uruar nga te gjitha anet, ne te gjitha format, po e shfrytezoj rastin ne kte menyre t’ju falenderoj te gjitheve nga zemra. Faleminderit, Zoti ju ruajt! Por nuk mundem pa e vecu njeriun e zemres tem qe gjithmone me befason me gjithcka qe ben per mua, faleminderit jete @marina_vjollca edhe per kete nate te mrekullushme” shkruan Geti në falënderim.


















