Getoar Selimi dhe Marina Vjollca tashmë edhe zyrtarisht kanë filluar lidhjen e tyre.
Pothuajse çdo ditë po publikojnë fotografi në rrjetet sociale duke qenë përkrah njëri-tjetrit.
Por, së fundi prezantuesja shqiptare ka publikuar një foto me një mesazh që na bënë të aludojmë se këtë e ka shkruar reperi shqiptar i njohur më mirë si Geti, transmeton Telegrafi.
“Kjo nuk shkon me t’bleme, por me t’leme”, shkruan në mesazhin e publikuar përkrah një fotografie të Marinës, duke na kujtuar refrenat e Getit në hitet e kaluara.
Kujtojmë se ditë më parë dyshja ka kaluar disa ditë të mrekullueshme në qytetin turistik arab të Dubait, e cila u ka ndihmuar që njohin edhe më shumë njëri-tjetrin.
Ndërkohë, para pak orës Geti në bashkëpunim me Onat ka publikuar videon e këngës më të re të titulluar “BS”.