Geti i lënë vetëm nënën dhe vëllain në drekë

E publikuar: 28/02/2018 02:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi kosovar Getoar Selimi,  vitin e kaluar nuk është më në tregun e beqarëve dhe vazhdon që të jetojë në Tiranë, një gjë që reperi është duke e bërë që disa vite tashmë.

Por, si duket ai e ka humbur një drekë që nëna e tij e ka ftuar në një restorant së paku djalin e saj të dytë, vëllain e Getit Liberian Selimin.

Se është vetëm dhe pa Getin ka treguar Florije Selimi, nëna e Getit, e cila foton e saj e ka postuar në Instagram.

Por, në këtë drekë, që duket paksa familjare, mungon Geti që konsiderohet edhe i zoti i shtëpisë së kësaj familje.

Apo ndoshta pas martesës Geti e ka harruar paksa nënën dhe vëllain e tij në Kosovë. /GazetaExpress/