“Gërxhaliu po sillet si ministër”

E publikuar: 18/03/2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas nënkryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Arif Elshanit, Safet Gërrxhaliu po sillet si ministër dhe si njëri i politikës e jo si një kryetar i OEK-ut.
“Gërxhaliu nuk është duke ia dhënë rrugën e duhur Odës Ekonomike. Ne duhet të punojmë që të hiqet burokracia, të iu ndihmojmë bizneseve tona. “Unë nuk po e di se cili është roli i kryetarit të OEK-ut, s’po di a është ministër apo çka është ai, në kemi pas edhe kryetarë të tjerë por që nuk janë përzier në punë të tilla”, ka thënë Elshani në Info Magazine.
“Në vitin 2010 ka kritikuar firma të ndryshme se po bashkëpunojmë me Serbinë, dhe është po i njëjti njeri i cili tash del dhe përkrah importimin e produkteve të Serbisë”.