Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Kosova mund te behet pjesë e Evropës duke siguruar kriteret ekonomike dhe në këtë drejtim ndërkombëtarizimi i ndërmarrësisë është çelësi i suksesit dhe garancia e vetme e cila mundet me siguruar anëtarësim në BE.
Gjatë vizitës Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) kryetari Gërxhaliu theksoi se institutet si KAF-i kanë rolë të rëndësishëm pasi që sigurojnë transparencë të mirëfilltë dhe harmonizim me standardet evropiane dhe më gjerë.
Kryetari o Odës me këtë rast foli edhe për nevojën e komunikimit të Institutit me sektorin privat dhe vlerësoi lartë kontributin e KAF-it posaçërisht duke pas parasysh botimet e shumta dhe eksperiencën e gjatë në trajtimin e çështjeve nga lëmi i politikave fiskale dhe aplikimin e ligjeve.
“Ne këtë drejtim duhet bërë një fushatë agresive për promovimin e institutit dhe punës së madhe që ai e ka kryer dhe është ka e bënë në këtë drejtim”, tha kreu i Odës.
Kryetari Gërxhaliu dhe drejtori ekzekutiv i IKAF-it , Bujar Krasniqi u dakorduan që bashkëpunimi në mes OEK-ut dhe Institutit të formalizohet me një memorandum bashkëpunim në të cilin përveç tjerash duhet theksuar edhe mundësinë e aplikimit të përbashkët në projektet e financuara nga donatorët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe format si me qenë më afër sektorit privat dhe bizneseve në tërësi.
“Biznesi ka nevojë për ju aq sa keni ju nevojë për biznesin”, tha kryetari i Odës.
Instituti KAF ka interes të veçantë në procesin e anëtarësimit në institucionet e ngjashme në nivel të rajonit dhe në këtë drejtim presim përkrahjen dhe angazhimin e OEK-ut, tha Krasniqi.
Ndryshe Instituti KAF është themeluar në vitin 2005 dhe në atë kohë është marr vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me politikat fiskale dhe implementimin e tyre, duke përgatitur udhëzuesit e parë se si realizohen në praktik politikat fiskale.
Në vitin 2007 Instituti ka zgjeruar fushëveprimin dhe ka filluar të merret me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, ndërsa në vitin 2013 është licencuar si Shoqatë profesionale e Kontabilistëve dhe Auditorëve.
“Instituti nuk është vetëm shoqatë por më shumë dhe mund të them se ish studentët e institutit kanë numër të madhe biznesesh të cilat i këshillojnë në lëmine e politikave fiskale – kontabilitetit dhe auditimit”, tha Krasniqi.