Gërvalla takoi ambasadorin Hovenier – e quan Kosovën pjesë kritike të Evropës

E publikuar: 26/02/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar sot ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Për këtë takim, Gërvalla ka njoftuar përmes rrjetit social “X”, ku ka treguar se kanë biseduar për ngjarjet aktuale në vend.

“Në takimin tim të rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, diskutuam për ngjarjet aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë kritike të Evropës.” – ka shkruar Donika Gërvalla në ‘X’.