Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski në kuadër të Forumit të Dubrovnikut 2025.
Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me rëndësi strategjike, përfshirë infrastrukturën ndërkufitare dhe avancimin e projekteve të përbashkëta, transmeton KosovaPress.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të organizatave rajonale, si dhe ri-konfirmuan përkushtimin e dy vendeve ndaj integrimit në BE.

















