Gërvalla për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk kam pritje konkrete, Gjykata ta përfundojë procesin

E publikuar: 30/03/2026 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk ka pritje konkrete nga vendimi i gjykatës në procesin ndaj krerëve të UÇK-së, duke theksuar se i takon gjykatës ta përfundojë procesin.

Ajo ka ngritur shqetësimin për kohëzgjatjen e paraburgimit të të akuzuarve, duke e cilësuar atë si të gjatë.

“Nuk kam asnjë mendim dhe asnjë pritje nga Gjykata. Ajo duhet ta përfundojë procesin. Tepër gjatë janë mbajtur të akuzuarit në paraburgim shtrohet pyetja pse kaq gjatë. Mirëpo, nuk më takon mua në këtë fazë të jap as rekomandime apo udhëzime gjykatës së votuar nga Kuvendi i Kosovës se çfarë duhet të bëjnë në këtë fazë”, tha ajo./EO