Gërvalla: Nëse AAK ka argumente, le ta çoj rastin në Kushtetuese

E publikuar: 09/05/2025 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, e ka ftuar AAK-në që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese përpjekjen e LVV-së për të ndryshuar metodën e votimit për kryetar të Kuvendit, nëse ka argumente të mjaftueshme.

Mirëpo, vetë thotë se e sheh si propagandë për të arsyetua bllokadën.

“E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, në vend të deklarimeve politike, ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, se është bërë bajat që vazhdimisht të flitet për Gjykatën Kushtetuese… Ai që mendon që ka shkelje, nuk duhet ta mbajë peng publikun por duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm do të mund të sqarohet se a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë që kjo është vetëm një propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull të gjithë këtë proces”, ka thënë Gërvalla.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi më herët se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.