Gërvalla në pritjen e Blinken, thotë se pati shkëmbim të shkurtër por substancial me Sekretarin

E publikuar: 21/09/2023 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryediplomaten kanadeze, Menalie Joly.

Gërvalla ka thënë se si gjithmonë, lidhja e thellës mes Kosovës dhe SHBA-ë u shfaq në shkëmbimin e shkurtër që kanë pasur, por që sipas Gërvallës ka qenë thelbësor.

“Një kënaqësi përsëri të takoj kolegët e mi të nderuar nga Kanada. Faleminderit për besimin dhe sinqeritetin! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë një aleat dhe mik”, ka shkruar Gërvalla.