Gërvalla në OKB: Serbia deshi të zhdukë nga harta, mbijetuam me luftëtarët tanë trima të UÇK-së

E publikuar: 18/10/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Donika Gervalla-UÇK

Donika Gervalla-UÇK

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka risjellë në vëmendje krimet e Serbisë në Kosovë.

Ajo tha se Serbia ka dashur që Kosovën ta largojë krejtësisht nga harta.

“Serbia ka dashur të na zhdukë nga harta. Me luftëtarët tanë trima, me UÇK-në, me gratë, ne kemi arritur të mbijetojmë në periudhën me të errët. Ata kanë tortuaruar e vrarë të rinjtë tanë, kanë përdhunuar gratë tona. Ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë kur jemi dorëzuar e dëbuar nga vendi ynë, të detyruar të jetojmë në tenda. Kjo e ka bërë të mundur që pas çlirimit të Kosovës, populli ynë ka kërkuar të mijetuarit dhe ka rifilluar jetën menjëherë. Kjo është një mrekulli e fitores së civilizimit mbi barbarinë. Kjo mrekulli vazhdon të jetë e tillë. Nuk ka vend më pro-evropian dhe pro-NATO se Kosova. Ka shumë gjëra për t’u bërë, por e kemi dëshmuar që mund ta bëjmë. Kemi tejkaluar vështirësi edhe më të rënda, por s’kemi humbur asnjëherë besimin. Kosova është aset edhe për botën e Evropën. Populli ynë për këtë e kërkon të ardhmen plot optimizën e shpresë”, tha ajo.