Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkaura në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lana Zaki Nusseibeh.
Siç ka njoftuar ministrja e Jashtme, Gërvala me Lana Zaki Nusseibeh ka folur për raportet në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
”E informoi atë për përditësime të rëndësishme, shkëmbyen vërejtje të shkëlqyera për progresin e 🇽🇰, diskutuan për forcimin e lidhjeve 🇽🇰🇦🇪 edhe më shumë dhe e falënderuan për mbështetjen e vendosur”.
Paraqitja e Gërvallës nga New Yorku vjen vetëm një ditë para se seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Siç është raportuar, Rusia është përpjekur që ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në këtë seancë.
On the agenda ahead of #UNSC, DPM/FM @gervallaschwarz had a great talk w/the PR of 🇦🇪 to @UN Lana Zaki Nusseibeh.
Informed her of important updates, exchanged great remarks about 🇽🇰’s progress, discussed strengthening 🇽🇰🇦🇪 ties even more & thanked her for the firm support. pic.twitter.com/vcUG4vBZnn
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) April 26, 2023