Gërvalla në KS të OKB-së: Jam shumë krenare me luftën e UÇK-së

E publikuar: 20/04/2022 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja Donika Gërvalla sonte në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit i është përgjigjur Serbisë e Rusisë për luftën e fundit dhe UÇK-në.

‘’Këto informata të rreme e gënjeshtra e bëjnë të vështirë qëndrimin tonë serioz pa i përmendur në cdo pikë, një që nuk do ta bëj sepse jam e bindur se ju e dini shumë qartë se cka ka ndodhur në vitet e 90’ta. E kuptoj qartë pse Rusia është agresive ndaj Kosovës dhe ndaj cfarëdo lloji të storie sukesit që pëëfaqëson Kosova. Ky është tregimi i Kosovës dhe intervenimi i botës për ta ndalur gjenocidin. Më përkujton njerëzit trima të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre. Jam shumë shumë krenare që përfaqësoj sot një shtet nga i cili ushtarë gra e burra, trima pjesëtarë të UÇK kanë mbrojtur popullin e vet e shtetin e tyre. Nuk do të isha fare krenare të përfaqësoja vendet e juaja. Por ju vendosni për veten.’’, tha ajo./InfoSot/