Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për ta çrrënjosur dënimin me vdekje.
Këtë deklaratë kryediplomatja e Kosovës e ka bërë në Berlin, ku është ftuar të marrë pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje.
“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, ka shkruar ajo në Twitter.
Good to have participated in the World Congress Against Death Penalty in Berlin at the invitation of my dear 🇩🇪 colleague @ABaerbock and 🇩🇪 Justice minister @MarcoBuschmann,
🇽🇰 will continue to be part of the global effort to eradicate the death penalty. #8CongressECPM pic.twitter.com/sxJhTuLEZu— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 16, 2022
Ndryshe, ky kongres do të mbahet nga 15 deri më 18 nëntor.
Ministria ka bërë të ditur se gjatë punimeve të kongresit, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.
“Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra”, thuhet në njoftimin e ministrisë.