Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Pål Jonson, ministër i Mbrojtjes së Suedisë.
Në këtë takim siç ka njoftuar Gërvalla është diskutuar për rrugën drejt integrimit euro-atlantik të Kosovës si dhe kërcënimet që vijnë nga Rusia e Serbia për rajonin.
“Bisedë e thelluar me Ministrin e Mbrojtjes për NATO-n, rrugën drejt integrimit euro-atlantik dhe kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe aleati i saj Serbia në rajonin tone”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.