Gërvalla e Selakoviq shihen në Bruksel një muaj pas përplasjes në Nju Jork

E publikuar: 17/05/2022 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Bruksel është zhvilluar takimi mes Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq.

Të dy u panë në një vend një muaj pasi patën një përplasje të ashpër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mandatin e UNMIK-ut.

Në atë takim Selakoviq kishte filluar të fliste me një retorikë të njohur nacionaliste serbe, e cila assesi nuk po largohet nga diskursi toksik politik serb. Në anën tjetër Gërvalla i përmendi atij vrasjen e babasë së saj, Jusuf Gërvalla nga shërbimet sekrete serbe si dhe planin e shërbimeve sekrete serbe për vrasjen e senatorit të Zvicrës, Dick Marty.

Të dy ishin vendosur në skajet e kundërta të fotos familjare që ishte bërë në fund të këtij takimi.